“Ditët në vijim janë vendimtare”, paralajmërimi pas telefonatës që Chollet ia bëri Kurtit

11:07 | 25 January 2023

Njohësi i zhvillimeve politike në Ballkanin Perëndimor dhe dialogut Kosovë-Serbi, Toby Vogel, ka reaguar pas telefonatës që Derek Chollet ka zhvilluar mbrëmë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti e ku i ka kërkuar që ta pranojë planin franko-gjerman dhe që të ecet përpara me themelimin e Asociacionit.

Vogel ka thënë se presioni ndaj udhëheqësve të Kosovës po rritet për të krijuar atë që e quan “kuazi-Republika Srpska” në këmbim të një “normalizimi” me Serbinë që s’përfshin njohjen reciproke apo nga pesëshja mosnjohëse e BE-së.

Themeluesi i DPC-së thotë se ditët në vazhdim do të jenë vendimtare.

“Perëndimi po rrit presionin ndaj udhëheqjes së Kosovës për të rënë dakord për krijimin e një kuazi-Republika Srpska në këmbim të një “normalizimi” me Beogradin që nuk përfshin njohjen nga Serbia apo 5 mosnjohësit e BE-së. Ditët në vijim do të jenë vendimtare”, ka shkruar Vogel.

Komento: