E bujshme: Origi largohet nga Milani, por jo nga Serie A.
Divock Origi largohet nga Milani, por mbetet në Serie A.
Sulmuesi belg, Divock Origi, bëri bujë të madhe verën e shkuar kur u transferua te Milani me parametra zero.
Origi u transferua në San Siro si një përforcim i madh, por mund të konsiderohet si dështimi më i madh i Milanit ndër vite.
Belgu ka luajtur vetëm 881 minuta dhe ka arritur të realizojë 2 gola me Rosonerët. Ai nuk bën pjesë në planet e Piolit për sezonin e ardhshëm dhe drejtuesit në verë do ta nxjerrin në shitje.
Calcio Mercato, shkruan se Monza synon transferimin e Origit nga Milani. Sipas Calcio Mercato, Monza e ka piketuar belgun si përforcimin ideal për vijën e sulmit.