DJ Dagz dhe Einxhel nisin pushimet, poston foto nga vendi mahnitës

13:45 | 19 Qershor 2022

Ata të dy janë çifti më i komentuar i momentit.

DJ Dagz dhe Einxhel Shkira, dashurinë e tyre e gjetën në një mënyrë jo të zakontë, shkruan ORinfo.

Qëndrimi i të dyve në Big Brother Albania, ishte shumë i interesant dhe me shumë ngjarje të papritura.
Ata brenda izolimit nisën një romancë, dashuri kjo që vazhdoi edhe pas daljes nga shtëpia.

Çifti në fjalë tashmë kanë nisur edhe pushimet, ku destinacioni duket të jetë Turqia. Ata kanë postuar foto nga vendi luksoz ku po qëndrojnë./ORAinfo/

Komento: