“Djajtë e Kuq” gjunjëzojnë Newcastle

21:57 | 21 Shkurt 2021

United triumfon ndaj Newcastle.

Manchester United ka arkëtuar pikët e plota në shtëpi kundër Newcastle Unitedit.

“Djajtë e Kuq” fituan me rezultat bindës 3 – 1, shkruan lajmi.net.

Marcus Rashford zhbllokoi shifrat pas asistimit të Harry Maguires (30′).

Mirëpo, pas vetëm gjashtë minutave, Saint-Maximin barazoi rezultatin (36′), rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Në 45-minutëshin e dytë, Unitedi ishte një skuadër shumë më e mirë.

Talenti Daniel James pranoi një asistim nga Bruno Fernandes për të rikthyer epërsinë (57′).

Kurse, fitoren e vulosi portugezi që u tregua i saktë nga pika e bardhë (75′).

Me këtë fitore, Unitedi rikthehet në pozitën e dytë me 49 pikë, 10 më pak se rivali City, derisa Newcastle gjendet në pozitën e 17-të me 25 sosh.

Komento: