“Djajtë e Kuq” me përmbysje triumfojnë ndaj Brightonit

22:29 | 04 Prill 2021

Manchester United me përmbysje triumfon ndaj Brightonit.

Manchester United me shumë mund ia ka dal të mposht në shtëpi Brightonin.

“Djajtë e Kuq” fituan me rezultat 2 – 1, shkruan lajmi.net.

Ishte Brighton që kaloi në epërsi përmes Welbeck (12′), rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Pos kësaj, Unitedi në pjesën e parë nuk arriti të bëjë asnjë gjuajtje në kornizën e portës.

Mirëpo, në 45-minutëshin e dytë, Unitedi ia doli të përmbysje ndeshjen për të arkëtuar pikët e plota.

Bruno Fernandes asistoi për Bruno Fernandes për të barazuar rezultatin (62′).

Ndërsa, Mason Greenwood kompletoi përmbysjen pas asistimit të Pogbas (83′).

Me këtë fitore, Unitedi mban pozitën e dytë me 60 pikë, 14 me pak se lideri City, kurse Burnley renditët në vendin e 16-të me 32 sosh

Komento: