“Djali 14 vjeç shkoi ta shpëtoj babain të mos e vrasin serbët, pa i lëvizur qerpiku e ekzekutuan edhe atë”

10:03 | 06 Prill 2024
“djali-14-vjec-shkoi-ta-shpetoj-babain-te-mos-e-vrasin-serbet,-pa-i-levizur-qerpiku-e-ekzekutuan-edhe-ate”

Më 5 prill 1999, forcat serbe ekzekutuan 98 shqiptarë, banorë të Rezallës dhe fshatrave përreth, nga të cilët 44 ishin munduar t’i zhdukin.

Kësaj masakre, në të cilën u vranë edhe të moshuar mbi 90 vjet, mbijetuan vetëm tre persona, Ismet e Sait Rukolli dhe Misin Deliu.

Një nga të vrarët ishte edhe Burimi, 14 vjeç.

Ditën fatkeqe, ai shkoi të provojë mos po mund ta shpëtojë nga ekzekutimi babain e tij, i cili me një grup tjetër të shqiptarëve, ishin marrë dhunshëm nga forcat serbe. Por, ai nuk u kthye i gjallë në shtëpi.

Komento: