Djali e kanos dhe tenton ta sulmojë babën, arrestohet nga policia

10:23 | 02 Korrik 2024
djali-e-kanos-dhe-tenton-ta-sulmoje-baben,-arrestohet-nga-policia

Është arrestuar një burrë në Prishtinë nën dyshimin për kanosje ndaj babait të tij.

Sipas policisë i njëjti ka tentuar edhe ta sulmojë atë.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë 01.07.2024, 19:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se djali i tij i dyshuari mashkull kosovar, e ka kanosur dhe ka tentuar ta sulmojë. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Komento: