Djali e rrah nënën në Prizren

09:42 | 21 Shkurt 2022

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që i njëjti dyshohet se për shkak të një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht nënën e tij.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, i dyshuari ka shkaktuar edhe dëmtime në shtëpi.

Lidhur me rastin, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërkohë, ngjarja dyshohet se ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Prizren.

Komento: