Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Prishtinë.
Një djal ka goditur nënën e tij me thi kë.
Policia në raportin 24 orësh njofton se ai është dërguar në mbajtje.
“Është prangosur i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti ka goditur fizikisht dhe e ka the rur me thi kë nënën e tij viktimën femër K-Shqiptare. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Nuk janë të pakta përleshjet fizike ndaj prindërve që po ndodhin kohëve të fundit në Kosovë.
Pak ditë më parë, një djalë në Gjilan goditi nënën e tij, dhe një tjetër, u prangos sepse disa herë e kishte quar dorë mbi nënën e tij. /ORAinfo/