22 vjeҫari nga Suhareka humbi jetë në vendin e punës.
Në kompaninë ku humbi jetën, Krenar Jemini punonte për të mbijetuar.
Në maj të këtij viti do të mbushte 22 vjet. Por ai humbi jetën ende pa hyrë në muajin e ditëlindjes së tij.
Krenar Jemini, nga Mushtishti i Suharekës, punonte në një kompani për shitjen e hidrokarbureve, për shkak të kushteve të vështira, të cilat e obliguan atë ta ndërprente edhe shkollën.
Këtë e konfirmon babai i tij, Emini.
Krenari humbi jetën në vendin e tij të punës gjatë së dielës. Por prindi i tij thotë se nuk dinte për rrezikun që ekzistonte.
Nuk ishte hera e parë që Krenari kishte punuar në këtë kompani. Prindi i tij Emini, tregon pse ai dikur e ndërpreu punën.
Emini ka shumë cka për të thënë për djalin e tij që humbi jetën në këtë moshë, por e ka të pamundur.
Rëndë e përjetuan edhe familjarët e tjerë, të cilët e përshkruajnë Krenarin si një djalë të sjellshëm e punëtor.
Bislim Muca nga kompania Lab-Oil tregoi si ndodhi rasti.
Sipas Muces, 22 vjecari i kishte kushtet e mira të punës.
Krenari udhëtonte cdo ditë për në këtë kompani. Aty kishin qenë edhe një ditë më parë Inspektorati i Punës.
Kryeinspektori Basri Ibrahimi, u paraqit në kompani edhe gjatë së hënës. Por nuk arriti të hyjë aty.
Ibrahimi tregon arsyen.
E detaje për rastin inspektorati do të ndajë brenda ditësh përmes raportit.
Kryeprokurori Imer Beka tha se Krenari pastronte rezervuarin e naftës në kompani.
22 vjecari studionte për administrim biznesi. Ai ishte djali i vetëm i familjes dhe ka tri motra.