Djali i Andrrës dhe Sinanit i mbushi 1 muaj, ata i organizuan këtë festë ‘përrallore’

18:16 | 19 Prill 2021

1 muaj më parë Andrra Destani u bë nënë për herë të dytë.

Gruaja e këngëtarit të njohur nga Shqipëria, Sinan Hoxhës e ka mbajtur larg nga opinioni dhe ndjekësit e saj procesin e shtatzënisë, duke postuar shumë rrallë e duke e shijuar për vete këtë periudhë të bukur për nëna.

Megjithatë, pas ardhjes në jetë të djalit, që e quajtën Ayan, postimet u shpeshtuan pak, duke na treguar se ajo është shumë e lumtur pranë tre meshkujve të saj.

Sot, Ayan ka mbushur 1 muaj jetë dhe Andrra nuk e ka kursyer veten ta shpreh këtë ndjenjë të bukur edhe në rrjete sociale, duke ndarë kështu me ndjekësit e saj një video shumë të bukur.

Në anën tjetër kujtojmë se Andrra është një grua e suksesshme në biznes, e cila ka linjën e saj për fustane nusërie dhe të mbrëmjeve.

Komento: