Djali i deputetet së njohur shqiptare është prekur nga koronavirusi, e lajmin e ka dhënë vet ajo.
Deputetja e Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Antoneta Dhima përmes një shënimi në Facebook ka bërë të ditur se djali i saj rezulton i infektuar me virusin COVID-19.
Dhima ka njoftuar se djali i saj tashmë është nën kujdesin e mjekëve dhe infermierëve.
Postimi i plotë:
Pas publikimit të një informacioni të dhënë miqësisht, më lind e drejta që në këtë situatë jo shumë të këndëshme të ndalem edhe unë me pak fjalë.
Si qytetarë që punojmë e jetojmë në këtë vend, nuk jemi të përjashtuar nga asgjë, aq më tepër nga semundjet dhe “armiqtë e padukshëm”.
Është e vërtetë që im bir ka rezultuar pozitiv ndaj testit të COVID-19, dhe tashmë ndodhet në mjediset e Spitalit Infektiv nën kujdesin e mjekëve dhe infermierëve pas disa ditëve karantinë në shtëpi.
E ndodhur përballë këtij fakti, si nënë, kam bërë gjthcka munda për të evitur kontaktet e tim biri me persona të tjerë, ndërsa u pa e arsyeshme që ai të qëndronte nën kujdesin e mjekëve dhe infermierëve.
Besimplotë se falë punës dhe përkushtimit të mjekëve dhe infermierëve, gjithcka do të shkoj siç duhet, doja t’ju thosha të gjithëve që të tregoheni të kujdessshëm, të zbatoni rregullat dhe respektoni vendimet e marra.