Djali i dëshmorit diplomon për oficer në ShBA, FSK: Tregoi rezultate të larta

11:33 | 25 Shkurt 2024
djali-i-deshmorit-diplomon-per-oficer-ne-shba,-fsk:-tregoi-rezultate-te-larta

Oficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka diplomuar në Kursin Bazik për Oficer të Kembesorise në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai ka treguar rezultate të larta në shkollim, dhe duke përfaqësuar Kosovën dhe FSK-në, ne mesin e shumë vendeve nga mbarë bota.

Për këtë detaje ka dhënë FSK-ja përmes një njoftimi.

“Trajnimi IBOLC i mbajtur në bazen ushtarake “Fort Moore” ne Geogria, të ShBA-së, është trajnim bazik për oficer të kembsoris i cili zgjat 20 javë. Gjatë kësaj kohe oficeret testohen në detyra individuale si navigimi, qitje, pergaditje fizike dhe në detyra profesionale dhe ekipore siq është udheheqja e togut në misione ushtarake. Forca e Sigurisë së Kosovës po rrit numrin e oficerëve të shkolkuar nga partnerët strategjik me standardeve më të larta të vendeve të NATO-s”, thuhet në njoftim .

Komento: