
Djali i ish-deputetes së Kuvendit të Kosovës, Donika Kadaj-Bujupit, është kërcënuar me armë zjarri gjatë kohës sa ishte në vendin e tij të punës, në Ministrinë e Ekonomisë.
Rastin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar vetë djali i Kadaj-Bujupit, duke bërë të ditur se incidenti ka ndodhur gjatë ditës së sotme.
Sipas tij, ai është kërcënuar me revole nga zyrtari i Ministrisë së Ekonomisë, Sami Shaqiri.
Mosmarrëveshja mes tyre kishte nisur lidhur me një komision disiplinor.
Sipas informacioneve të Insajderit, pas kësaj, Shaqiri dyshohet se e ka ndjekur Bujupin deri në tualetin e Ministrisë, ku dyshohet se ia ka vendosur revolen në kokë pas shpinës dhe e ka kërcënuar.
Pas incidentit, Sami Shaqiri është arrestuar.