Elita dhe Gjiko po i shijojnë muajt e parë si prindër të rinj.
Është vogëlushi me emrin Zëri ai që u dha epitetin nënë dhe baba çiftit, përcjell ORAinfo.
Gjatë kësaj kohe që të dy nuk po mungojnë me postime të ndryshme në rrjete sociale.
Sot, në ditën e baballarëve, Elita ka vendosur ta publikojë një video dhe një dedikim emocionues për Gjikon.
“Happy father’s day to the KING of our castle. Thank u for staying all this time home with us , helping me to not have any postpartum depression and our child in most important months of his life We will be forever grateful and now you are free to go and burn summer with your music , me and Zëri are your biggest fan and its our favorite nap time music We love you , best daddy in the world #almost4monthsbaby
Gëzuar ditën e babait për mbretin e kështjellës tonë. Faleminderit që qëndrove gjithë këtë kohë në shtëpi me ne, duke më ndihmuar mua që të mos kem depresion pas lindjes dhe duke me ndihmuar me fëmijën tonë në muajt më të rëndësishëm të jetës së tijDo të jemi përgjithmonë mirënjohës dhe tani ti je i lirë të shkosh dhe të djegësh verën me muzikën tënde, unë dhe Zëri jemi fansat e tu më të mëdhenj dhe muzika jote eshte muzika jone e preferuar para gjumit Ne të duam, babi më i mirë në botë”- ka shkruar Elita./ORAinfo/