Djali i Hamëz Jasharit: Familja Jashari nuk do të përfshihet në zgjedhje

00:08 | 12 December 2024
djali-i-hamez-jasharit:-familja-jashari-nuk-do-te-perfshihet-ne-zgjedhje
Pas raportimeve se  vajza e heroit Hamëz Jasharit, Besarta Jashari, pritet të jetë pjesë e listës së Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, ka reaguar vëllau i saj, Bekim Jashari.
Ai thotë se familja Jashari nuk do të përfshihet në zgjedhje.

Jashari ka theksuar se vazhdojnë të mbeten të palëkëndur në qëndrimin e tyre për të qëndruar jashtë përfshirjes në parti politike, transmeton Front Online.

“Pas interesimit të madh të mediave për një qëndrim të familjes sonë lidhur me spekulimet për mundësinë e përfshirjes së motrës sime, Besarta Jashari, si kandidate për deputete në Kuvendin e Kosovës, ju njoftojmë se Besarta nuk do të jetë pjesë e asnjë liste elektorale të asnjë partie politike në zgjedhjet e ardhshme parlamentare”.

“Familja jonë mbetet e palëkundur në qëndrimin e saj për të qëndruar jashtë përfshirjes aktive në partitë politike dhe proceset zgjedhore, duke ruajtur angazhimin tonë si përkrahës të paanshëm të zhvillimit të vendit tonë. Në këtë moment të rëndësishëm për Kosovën, bëjmë thirrje për unitet dhe bashkëpunim të plotë mes të gjithë akterëve politikë në vend.”, ka shkruar Jashari.

Postimi:

Të dashur bashkëkombas,

Pas interesimit të madh të mediave për një qëndrim të familjes sonë lidhur me spekulimet për mundësinë e përfshirjes së motrës sime, Besarta Jashari, si kandidate për deputete në Kuvendin e Kosovës, ju njoftojmë se Besarta nuk do të jetë pjesë e asnjë liste elektorale të asnjë partie politike në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Familja jonë mbetet e palëkundur në qëndrimin e saj për të qëndruar jashtë përfshirjes aktive në partitë politike dhe proceset zgjedhore, duke ruajtur angazhimin tonë si përkrahës të paanshëm të zhvillimit të vendit tonë.

Në këtë moment të rëndësishëm për Kosovën, bëjmë thirrje për unitet dhe bashkëpunim të plotë mes të gjithë akterëve politikë në vend.

Vetëm përmes angazhimit të përbashkët mund të fuqizojmë shtetin tonë, të shtrijmë sovranitetin e tij territorial, të forcojmë demokracinë, të avancojmë subjektivitetin ndërkombëtar dhe të kontribuojmë për një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm, që ofron punësim dhe mirëqenie për të gjithë qytetarët.

Komento: