
Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit dhe njërit prej ish-krerëve të UÇK-së, Jakup Krasniqi, i ka kushtuar disa vargje babait të tij, një ditë para “Marshit për Liri” dhe pak ditë para shpalljes së vendimit në Hagë.
Në shkrimin e tij, Altin Krasniqi ka kujtuar vitet e paraburgimit të babait të tij në Hagë, duke theksuar se më 16 shtator bëhen 16 vite, 2 muaj e 1 ditë burgim, të cilat, sipas tij, Jakup Krasniqi i ka vuajtur “vetëm pse atdheun e deshe më shumë se veten”.
Ai ka shprehur shpresën se më 16 shtator do të ketë drejtësi dhe se babai i tij, së bashku me bashkëluftëtarët, do të jetojë në liri.
Postimi:
Sytë e lodhur, por kurrë të dorëzuar.
Rrudhat u shtuan, por mendja kurrë nuk u plak.
Rruga që zgjodhe nuk ishte e lehtë,
por ëndrrën për një Kosovë të lirë e bëre realitet.
Më 16 shtator, nëse do të ketë drejtësi,
ti, bashkë me shokë, do të jetoni në liri.
Më 16 shtator bëhen 16 vite, 2 muaj e 1 ditë burg,
vetëm pse atdheun e deshe më shumë se veten.
Koha të mori vite babë,
por nuk ta mori as idealin, as dinjitetin,
as dashurinë për Kosovën.