Djali i Jakup Krasniqit: Në Hagë e mora ‘aminin’ për t’iu bashkuar PDK-së

11:38 | 04 December 2024
djali-i-jakup-krasniqit:-ne-hage-e-mora-‘aminin’-per-t’iu-bashkuar-pdk-se

Altin Krasniqi, djali i ish-kryeparlamentarit, Jakup Krasniqi, ka folur pas anëtarësimit të tij në Partinë Demokratike të Kosovës.

Ai ka thënë se ka qenë vizita në Hagë ajo që ka bërë që ai t’i bashkohet PDK-së duke e marrë nga babai ”aminin” për këtë veprim politik.

”Po, në Hagë e mora ‘aminin’ për tu bashkuar në PDK” tha shkurt Krasniqi për FrontOnline.

Ai do të jetë edhe kandidat për deputet në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Njoftimin për anëtarësimin e djalit të Jakup Krasniqit në PDK e bëri kreu i kësaj partie, Memli Krasniqi.

“Sot, po mirëpresim një zë të ri në Partinë Demokratike të Kosovës — por që është i rrënjosur thellë në trashëgiminë e shërbimit, sakrificës dhe përkushtimit të palëkundur ndaj vendit tonë! Mirë se vjen, Altin!”, shkroi ai në një postim në Facebook.

Komento: