Djali i Jakup Krasniqit njofton kandidaturën për deputet nga PDK: Për një Kosovë më të mirë dhe të fuqishme

13:08 | 21 December 2024
djali-i-jakup-krasniqit-njofton-kandidaturen-per-deputet-nga-pdk:-per-nje-kosove-me-te-mire-dhe-te-fuqishme

Altin Krasniqi, jurist i diplomuar dhe një personalitet i njohur në fushën juridike dhe shoqërore, ka njoftuar kandidaturën e tij për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), me numrin 20. Në një postim në rrjetet sociale, Krasniqi shprehu kënaqësinë për mundësinë e shërbimit të qytetarëve dhe angazhimin për ndryshime të nevojshme që do të kontribuojnë në zhvillimin e Kosovës.

Në njoftimin e tij, Krasniqi theksoi se, si djalë i Jakup Krasniqit, ka trashëguar jo vetëm dashurinë për atdhenë, por edhe përkushtimin ndaj lirisë dhe dinjitetit të popullit të Kosovës. Ai theksoi se angazhimi i tij për zhvillimin dhe përparimin e Kosovës është një vazhdimësi e traditës së familjes së tij, e cila ka bërë sakrifica të mëdha për liri dhe shtetndërtim.

“Angazhimi im për Kosovën është një vazhdim i kësaj trashëgimie, dhe jam këtu për t’ju ofruar një zë të fortë në Kuvendin e Kosovës,” deklaroi Krasniqi.

Ai falënderoi qytetarët për mbështetje dhe besim, duke premtuar se do të punojë për një Kosovë më të mirë dhe më të fuqishme.

Postimi i plotë:

 

Komento: