Djali i Jakup Krasniqit: U dënua UÇK-ja, jo individët – kjo dhemb më shumë

15:26 | 26 Shtator 2026

Altin Krasniqi, djali i ish-kryeparlamentarit të Kosovës dhe njërit prej ish-krerëve të UÇK-së, Jakup Krasniqit, ka reaguar sërish pas dënimit të katër ish-krerëve të UÇK-së nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka deklaruar se, sipas tij, nëse ish-krerët e UÇK-së do të gjykoheshin vetëm mbi veprimet e tyre individuale dhe jo në bazë të pozitave që kanë mbajtur në strukturat e UÇK-së, ata sot do të ishin të lirë.

Krasniqi ka shkruar se katër ish-krerët e UÇK-së, pas luftës, kanë kontribuar edhe në krijimin e shtetit të Kosovës.

Postimi i plotë:

U DËNUA UÇK-ja, JO INDIVIDËT

Nëse ua heqim pozitat që kanë mbajtur në Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së dhe i gjykojmë vetëm individualisht, mbi veprimet konkrete të secilit, ata sot do të ishin të lirë!

Por, pikërisht për shkak të pozitave të tyre në UÇK, ata u bënë ndër figurat kryesore që negociuan dhe nënshkruan Marrëveshjen e Rambujesë dhe më pas kontribuuan në krijimin e shtetit të Kosovës!

Prandaj, ajo që dhemb më shumë është se, përmes tyre, është dënuar UÇK-ja dhe sakrifica e një populli të tërë!

Komento: