Djali i Marcelos ka nënshkruar kontratën e parë me Real Madridin.
Enzo Alves Vieira, i cili ka ndjekur hapat e babait të tij për të kaluar në “Santiago Bernabeu”, ka nënshkruar një marrëveshje 3-vjeçare.
13-vjeçari vlerësohet si një futbollistët më perspektivë nga sistemi i të rinjve të Real Madridit. Ai luan si sulmues.
Duke reaguar ndaj lajmit për kontratën e tij në “Instagram”, Enzo është shprehur i lumtur që ka nënshkruar si lojtar i Real Madridit.
“Kontrata ime e parë me klubin më të mirë në botë. Jam shumë i lumtur!”, shkroi ai.
Enzo do të shpresojë të ketë aq sukses sa babai i tij Marcelo në fanellën e bardhë të Real Madridit.
34-vjeçari, i cili tani luan për Olympiacos në Greqi, bëri 546 paraqitje gjatë 15 sezoneve të kaluara. Ai gjithashtu fitoi 25 tituj, duke qenë kështu lojtari më i trofeshëm në histori të klubit spanjoll.