Messi kishte thënë se djali i tij i feston golat e Real Madridit.
Real Madrid është nxitur që të shkruajë me njërin nga dy fëmijët e Lionel Messit, pasi ylli i Barcelonës zbuloi se djali i tij, Matteo, iu gëzohet golave të rivalëve të tyre të La Ligas.
Lionel Messi këtë vit ka fituar një titull të La Ligas, po kjo nuk i ka ndihmuar aspak për t’i ikur talljeve të djalit të tij, Matteos.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë, ka thënë se djali i tij, Matteo, feston golat e Real Madridit.
Është mbrojtësi i Real Madridit, Alvaro Arbeloa, që i ka kërkuar ish skuadrës së tij që të transferojë djalin e Lionel Messit.
Transferimi i Matteos te Real Madrid, do të ishte një lëvizje interesante për ‘Los Blancos’.