Djali i Nexhat Dacit ishte i apasionuar pas skijimit, këto fotografi e tregojnë

18:07 | 26 January 2019

Djali i Nexhat Dacit, i cili humbi jetën sot në Brezovicë, ishte i apasionuar pas skijimit dhe sporteve të rrezikshme.

Në profilin e tij në Facebook, ai ka të publikuara foto nëpër vende të rrezikshme ku skijonte. ishte i lindur në vitin 1979 ndërsa pas vetes pa lënë gruan dhe dy fëmijët.

Arian Daci, djali i Nexhat Dacit, ka vdekur sot pas një aksidenti që ka pasur në Brezovicë.

40 vjeçari ishte i shkolluar për farmaci derisa në Prishtinë njihej si djalë modest. Kishte punuar për një kohë në një kompani të sigurimeve.

“Daci jonë, ti shkove e neve zemrën na theve, njeri ma i omël edhe ma i nalun në botë. Te don Batoni me zemër”, ka shkruar në Fb, një shok i Arian Dacit, posa ka marrë lajmin për vdekjen e tij.

Ariani ishte emëruar Zëvendësministër i Diasporës në Qeverinë e udhëhequr nga Ramush Haradinaj.

Ky i fundit i ka shprehur ngushëllime Familjes Daci posa ka marrë lajmin për vdekjen e Arianit.

Djali i Nexhat Dacit ishte i apasionuar pas skijimit dhe sporteve të rrezikshme.

Në profilin e tij në Fb, Ariani ka shumicën e fotove nga terrenet e rrezikshme të skijimit.

Komento: