Djali i saj u operua nga një cistë në kokë, Almeda shpërthen në lot kur flet si ndodhi

08:19 | 22 Janar 2020

Djali i çiftit të njohur, Tolgahan Saysmanit dhe Almeda Abazit në muajin nëntor të vitit 2019 iu është nënshtruar një operacioni.

Vogëlushi është dashur të operohet për shkak të një ciste që i kishte dalë në kokë, transmeton rtv21.

Pas këtij operacioni modelja përmes një postimi në Instagram ishte shprehur se ajo ishte shumë e frikësuar.

Së fundmi, Almeda ishte e ftuar në një emision televiziv në Turqi ku foli gjithashtu edhe për sfidën me të cilën është përballur i vogli i saj, Efehan, dy muaj më parë.

Bukuroshja sa ishte duke folur për këtë temë përlotet dhe kërkoi që të ndërrohet tema.

Kalova ditë shumë, shumë të vështira. Kishte një cist, unë nuk e dija që edhe bebeve mund t’i ndodhte. Vura re disa shenja dhe ia tregova Tolgës. Më thonin nuk është asgjë, por mua më ngeli mendja aty. E çova djalin tek doktori dhe më thanë që ishte një cist e vogël. U shokova! Doktori tha që nuk është shumë e rëndësishme, me një operacion e heqim. Operacion thashë? Ai është akoma i vogël”, tha Almeda.

https://www.youtube.com/watch?v=hjZ2PXOfcbw&feature=emb_title

Efehani edhe pse ende i vogël mori pjesë në një skenë të serailit “Sampiyon” aty edhe ku për herë të parë dhe para kamerave e thërret aktorin “baba”.

Komento: