Djali i saj u pre në fyt nga një grua, por ja si e gënjyen mjekët, nënën e 7 vjeҫarit

15:49 | 22 March 2019

Zvicra dhe Kosova janë tronditur nga rasti ku humbi jetën 7 vjeҫari nga Lipjani.

“Nëna e djalit nuk e ka ditur rastin si ka ndodhur deri në ora tetë e mbrëmjes, pasi që policia i ka thënë asaj një makinë e ka goditur. Ajo këtë ka kujtuar, sepse nuk e kanë lënë ta shohë djalin e saj”, tregon një i afërm i familjes.

“Ka dalë mjeku e i ka thënë ka humbur jetën nga hemorragjia, më tepër nuk i kanë dhënë informacione të ëmës së djalit. Nëna e fëmijës është në gjendje shumë, shumë të keqe“, merr vesh Albinfo.ch nga burime të afërta të familjes.

Tutje thuhet se nëna ka qenë në shtëpi duke pritur djalin për drekë, ndërsa babai në punë.

“Ajo ka pasur fëmijën e vogël me temperaturë në shtëpi dhe nuk ka dalë dot ta presë vogëlushin”.

Nëna e vogëlushit që humbi jetën ka 7 vjet që jeton në Zvicër, kurse babai i vogëlushit është rritur në Basel. Vogëlushi ka mbaruar shkollën në orën 12 dhe ka qenë rrugës për në shtëpi për pushimin e drekës.

“Ata jetojnë shumë afër shkollës. Banesa e tyre nuk është më larg se 10 minuta në këmbë nga shkolla deri në shtëpi”, tregon një burim.

“Fëmija ka mbaruar shkollën në orën 12, kurse trupi i tij është gjetur rreth orës 12.30 nga mësuesja e tij i shtrirë në tokë me hemorragji të madhe. E ka prerë në fyt”.

Komento: