Djali i Sami Lushtakut flet nga Haga, tregoni se në ҫfarë cilësie u ftua babai i tij – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Djali i Sami Lushtakut flet nga Haga, tregoni se në ҫfarë cilësie u ftua babai i tij

12:21 | 17 Janar 2019

Gjykata Speciale, tashmë ka filluar të bëjë disa intervistime.

Deputeti i PDK-së, njëherit edhe i biri i ish-komandantit Sami Lushtaku, Mergim Lushtaku, ka shprehur zhgënjimin lidhur me funksionalizimin e Gjykatës Speciale, përderisa krimet e Serbisë në Kosovë nuk janë duke u gjykuar.

Mërgimi, i cili e shoqëroi babain e tij në Hagë ku u intervistua nga Prokurori Special, deklaroi se Sami Lushtaku është ftuar nga Gjykata Speciale në cilësinë e dëshmitarit dhe të akuzuarit.

Sa i përket mbrojtjes së ish-komandantit të zonës së Drenicës, Lushtaku e cilësoi nder që avokati i babait të tij është Geoffrey Nice, i cili ishte prokuror në rastin e Slobodal Millosheviqit.

Mërgim Lushtaku në një intervistë për Klan Kosovën, tregoi edhe për rrethanat dhe diskutimet në lidhje me intervistimin e babait të tij.

Rrëfimin e plotë të tij mund ta ndiqni në videon më poshtë.

Komento: