Djali i tij futbollist? – Ronaldo jep deklaratën e papritur

20:50 | 27 Dhjetor 2020

Ronaldo thotë se nuk do i bëj presion që të bëhet futbollist.

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo ka zbuluar se nuk i pëlqen kur djali i tij pi pije energjike dhe ha çipsa, derisa ka theksuar se nuk do i bëj presion që të bëhet futbollistë.

Portugezi fitoi çmimin e lojtarit të shekullit nga Globe Soccer duke mposhtur rivalin e përbetuar Lionel Messin, Ronaldinhon dhe Mohamed Salah, transmeton lajmi.net.

Pas ceremonisë, Ronaldo shpjegoi se irritohet kur djali i tij pi pije energjike.

“Do shohim nëse djali im do bëhet futbollist i mirë. Ndonjëherë pi pije energjike dhe ha çipsa dhe kjo me zemëron, ai e di këtë”.

“Ndonjëherë i kërkojë të qëndrojë në ujë të ftohet pas një vrapimi dhe ai me thotë: ‘Bab, është shumë ftohet këtu’. Është mirë, është vetëm 10-vjeçar”, tha fillimisht ai.

Tutje, Ronaldo bëri të ditur se nuk do t’i bëj presion djalit të tij që të bëhet futbollist.

“Gjithmonë i them se i duhet punë dhe dedikim që të këtë sukses”.

“Nuk do i bëj presion që të bëhet futbollist, por do ta doja. Gjëja më e rëndësishme është të jesh më i miri në fushë, ku do që të jetë në futboll ose mjekësi”, përfundoi ai.

Kujtojmë, se Ronaldo Junior është duke luajtur për akademinë e Juventusit.

Komento: