Djali i tij u privua nga jeta në moshë shumë të re.
Dënimi për privimin nga jeta e të birit 26-vjeçar Fahriut, nuk po e kënaq Avdyl Bunjakun.
Familja Bunjaku po konsiderojnë se iu është shkaktuar plagë e re pas asaj të 7 shkurtit 2016.
Kjo pasi drejtësia vendosi që i akuzuari për këtë rast të shpallet i pafajshëm.
Tani pas vuajtjes së dënimit për armëmbajtje pa leje për 3 vjetë e gjysëm, ai është i lirë.
“Vetura e cila është dëmtu, ekspertët ligjorë tregojnë se është e demtuar nga tri lloje mjetesh zjarri dhe të gjithë dëshmitarët tregojnë se ai person është i përfshirë në privimin e birit tim”, ka thënë Avdyl Bunjaku.
Derisa Avokati i familjes Bunjaku, Tomë Gashi ka thënë se nuk mund ta kuptojmë fare derisa ta marrim aktgjykimin në formë të shkruar se cilat kanë qenë arsyet për lirimin e të akuzuarit.
Gjykata Themelore në Prishtinë ka konfirmuar se ka dënuar të akuzuarin me 3 vjetë e gjysëm, derisa fajtor për veprën e ka gjetur vëllaun e tij, ku edhe është dënuar me 18 vjetë ndalim.
Derisa avokati i të akuzuarit po thotë se vendimi i gjykatës është i drejtë.
“I mbrojturi në natën kritike kur ka ndodhur rasti ka qenë në shtallën e kafshëve në fshatin Llugali”, ka thënë avokati.