Djali i vëlluat ja privoi nga jeta burrin, vjen rrëfimi rrënqethës i gruas së Abid Jasharit

21:05 | 28 February 2019

Ngjarja e të riut që humbi jetën dje në Prishtinë, tronditi tërë vendin.

Gruaja e tij rrëfen se si erdhi deri tek ngjarja.

Selvije Shkodriqi tregoi se burri i saj kishte paraqitur vetëm një natë më parë në polici që kishte pranuar nga personi që të mërkurën më pas ia mori jetën.

Bashkëshortja e të ndjerit Abid Jashari, Selvije Shkodriqi që ka mbetur me tre fëmijë tregon të gjithë ngjarjen që i parapriu ngjarjes së burrit të cilën e kreu djali i vëllait të saj.

Selvija thotë se Abid Jashari, 34 vjeçar, se mori vazhdimisht mesazhe dhe telefonata.

Një natë para rastit sipas të vesë , ata të dy ishin përleshur edhe fizikisht.

Për këtë rast, ajo thotë se Abidi e kishte lajmëruar rastin në polici rreth orës 3;30 të mëngjesit të së mërkurës.

Në gjithë këtë ngjarje që ndodhi në mes të ditës të mërkurën në Prishtinë dhe kontrolleve të shumta policore, Besnik Shkodra 25 vjeçar, në orën 07:00 të mëngjesit u vetëdorëzua në polici.

Atij i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Komento: