Djali në Obiliq rrah prindërit, arrestohet nga Policia

08:50 | 19 Tetor 2023
djali-ne-obiliq-rrah-prinderit,-arrestohet-nga-policia

Ditën e djeshme rreth orës 18:55 është arrestuar një person në Obiliq për dhunë në familje.

Sipas Policisë, ai dyshohet se ka sulmuar fizikisht prindërit e tij.

Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Obiliq 18.10.2023-18:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht prindërit e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim./Front Online

Komento: