Djali në Prishtinë i bën për spital babanë dhe vëllanë e tij

11:31 | 01 Gusht 2024
djali-ne-prishtine-i-ben-per-spital-babane-dhe-vellane-e-tij

Është raportuar në polici se një djalë në Prishtinë, pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht babanë dhe vëllanë  e tij.

Policia ka bërë të ditur se të dy kanë pranuar tretman mjekësor.

“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht babanë dhe vëllain e tij-viktimat meshkuj kosovarë”.

“Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. I dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.

Komento: