Podujevë, një person është në arrati pasi i sulmoi fizikisht prindërit.
Një burrë dhe një grua nga Podujeva dje kanë bërë të ditur se djali i tyre i ka sulmuar fizikisht, dhe më pas i ka demoluar orenditë shtëpiake, si dhe i ka kanosur.
I dyshuari është në arrati dhe po kërkohet nga policia.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.