Një burrë është arrestuar në Prishtinë, nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht babanë dhe vëllanë e tij.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur më 25 korrik, ndërsa u raportua të martën.
Ndërkohë, i dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë.