Në Prizren babai denoncon djalin për dhunë në familje
Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë e ka raportuar për dhunë në familje djalin e tij. Sipas Policisë pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Rasti ka ndodhur të enjten në Prizren.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se djali i tij i dyshuari mashkull kosovar dyshohet se ka ushtruar dhunë në familje.
Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.