Djalit hasret të familjen Jemini, i jepet lamtumira e fundit

17:52 | 25 Shkurt 2019

I jepet lamtumira e fundit djalit hasret në familjen Jemini.

Miq e familjarë të shumtë sot i kanë dhënë lamtumirën e fundit Krenar Jeminit, i cili vdiq aksidentalisht në vendin e tij të punës.

22 vjeçari, punonte në një pomë derivatesh, dhe plagët e rënda që mori ishin të papërballueshme për të, shkruan Indeksonline.

Krenari ishte djali i vetëm në familjen Jemini, ai pas vetës ka lënë prindërit dhe tre motrat e tij.

Ndwrkohw, zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj përmes një postimi, ka reaguar për vdekjen e të riut nga Suhareka, Krenar Jemini në vendin e punës.
Në postimin e tij, Hoxhaj i shprehu ngushëllime familjes dhe tha se Krenari ka qenë djalë shembullor dhe aktivist i përkushtuar i PDK-së.

Tutje, ai tha se Qeveria e Kosovës shumë shpejtë do të bëjë hapa konkret për të rritur sigurinë në vendet e punës.

Për më shumë lexojeni postimin e plotë të Enver Hoxhajt:

Thellësisht i tronditur nga lajmi për vdekjen tragjike në vendin e punës të të riut Krenar Jemini, nga fshati Mushtisht i Komunës së Therandës.

Krenari ka qenë një djalë shembullor dhe aktivist i përkushtuar i PDK-së në nëndegën e Mushtishtit. Ngushëllime familjes Jemini, miqve dhe kolegëve. Si Qeveri e Kosovës e kemi prioritet dhe shumë shpejtë do të dalim me hapa konkretë në mënyrë që të rritet siguria në vendin e punës.

Komento: