Djalit i shoferit që vdiq në aksident: Atë ditë kur t’kam çu tek autobusi t’kam përqaf po pak bre

14:26 | 25 Korrik 2021

Një autobus i cili po vinte në Kosovë, është aksidentuar në Kroaci mëngjesin e sotëm.

Si pasojë e aksidentit kanë ndërruar jetë, 10 persona, ndërkaq kanë mbetur të lënduar dhjetëra të tjerë.

Në mesin e të viktimave është edhe njëri nga shoferët, Naser Sylmetaj i cili është nga Grecinë e Hasit, Komuna e Gjakovës.

Djali i shoferit tashmë të ndjerë, Adhurimi, posa ka mësuar lajmin për vdekjen e të atit, ka reaguar përmes një postimi në Facebook.

Postimi i plotë:

Ah mar bab, dhimbja shumë e madhe malli shumë i madh, atë ditë kur t`kam çu tek autobusi t`kam përqaf po pak bre. Ishalla zoti n`xhenet

Komento: