Djalit të heroit Afrim Bunjaku i mundësohet punësimi, në ndërmarrjen lokale të Vushtrrisë

23:33 | 23 Maj 2024
djalit-te-heroit-afrim-bunjaku-i-mundesohet-punesimi,-ne-ndermarrjen-lokale-te-vushtrrise

Jetlum Bunjaku, djali i heroit të Kosovës Afrim Bunjaku, është punësuar në Ndërmarrjen Publike Lokale “Përparimi” në Vushtrri.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi

.“Shumë i gëzuar, që sot mora pjesë në nënshkrimin e kontratës për fillimin e punës në kompaninë lokale “NPL PËRPARIMI”, të Jetlum Bunjakut, djalit të heroit të Kosovës Afrim Bunjaku.“Jetlum paç suksese, e punë të mbarë”, ka shkruar Idrizi në faqen e tij në Facebook./Front Online/

Komento: