Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje të papritshme dje nga posti i kryeministrit të Kosovës.
Këtë vendim, siç ka thënë ai e ka marrë pasi ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale në Hagë.
E sot Haradinaj mëngjesin e ka kaluar së bashku me familjen.
Vëllai i tij, Vetoni, ka postuar një fotografi në Facebook ku shihen nëna e tyre dhe daja, Nazmiu.
Pas dorëheqjes së Haradinajt, kanë pësuar shumë reagime në mbështetje të tij. /ORAinfo/