Ramush Haradinaj do të vazhdojë detyrën e kryeministrit edhe neser ku do të jetë pjesë e disa aktiviteteve.
Dorëheqja e tij vjen pasi që Haradinajt i erdhi ftesë nga Specialja për t’u paraqitur si i dyshuar në Hagë, shkruan lajmi.
Megjithatë, ai gjatë ditës së nesërme do të ketë edhe një aktivitet si kryeministër i vendit.
Ai do të marrë pjesë në Akademinë Përkujtimore për atdhetarin Shejh Myhedin Shehu.
“Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Akademinë Përkujtimore dhe në zbulimin e shtatores së atdhetarit, Shejh Myhedin Shehu, organizuar nën patronatin e Zyrës së Kryeministrit”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq të hënën, Haradinaj do të dorëzojë edhe zyrtarisht letrën e dorëheqjes tek presidenti Thaçi.