Dje iu dha lamtumira e fundit kosovarës që dyshohet se u vra nga burri në Zvicër

09:56 | 06 Tetor 2022

Mes lotësh: Dje u varros kosovarja që dyshohet se u vra nga burri në Zvicër.

Shqiponja Isufi që dyshohet se u vra nga burri i saj në Zvicër, u varros në varrezat e qytetit të Gjilanit, të mërkurën.

Përshëndetja e fundit me vajzën nuk ishte fare e lehtë për prindërit që u mërzitën fort.

Ata mbase i forcuan pak ngushëllimet e homazhet nga shumë qytetarë e përfaqësues institucionet që bënë para trupit të 41-vjeçares në Gjilan, e cila nga mosha 9-vjeçare jetoi në Zvicër.

Isufi, që la pas vetes dy fëmijë, sipas mediave zvicrane u gjet e vdekur në banesën e saj, dhe pas autopsisë u arrestua burri i saj shqiptar nga Maqedonia e Veriut.

Për mënyrën e vdekjes së 41-vjeçares familjarët nuk deshën të flasin.

Mediat zvicerane publikojnë detaje të reja për ekonomisten nga Kosova, Shqiponja Isufi, e cila u gjet e pajetë në banesën e saj.

Sipas mediave, viktima u gjet në tualet mëngjesin e së dielës dhe prokuroria dyshon për një vrasje.

Ndërkohë që një i dyshuar është arrestuar të hënën e kësaj jave. Gruaja thuhet se ishte mbyllur në banjën e shtëpisë së saj dhe nuk iu përgjigj thirrjeve të anëtarëve të familjes.

Kur zonja që punonte për mirëmbajtjen e shtëpisë shkoi në shtëpi, ajo nuk iu besoi syve kur pa shiritin e policisë në derë, e më pas mori vesh për vdekjen e saj.

“Zot i madh, e pamundur. Të dy (çifti) raportet i kanë pasur gjithmonë shumë mirë bashkë”, tha ajo.

“Është shumë e trishtueshme që diçka e tillë ka ndodhur”.

Hetuesit ngritën dyshime rreth situatës së konstatuar. Për këtë arsye është urdhëruar autopsia e trupit. Gjurmët dhe rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore tregojnë për ndikim të jashtëm.

Si rezultat i hetimeve është arrestuar një zviceran 47 vjeçar. I arrestuari mësohet se është bashkëshorti i shqiptares nga Kosova. Në lidhje me krimin e dhunshëm, prokuroria publike në Baden ka hapur procedurë penale për vrasje me dashje dhe ka kërkuar në gjykatë që i dyshuari të mbahet në paraburgim.

Viktima punonte për një organizatë ndërkombëtare auditimi dhe konsulence dhe kishte një pozicion si mësimdhënëse në një universitet zviceran.

Komento: