
36 kosovarë janë kthyer dje nga Austria.
Ambasada e Republikës Kosovës në Austri ka njoftuar se me datën 2 maj janë riatdhesuar me autobus 36 qytetarë të Kosovës në vendlindje.
Sipas ambasadës, të gjithë qytetarët u janë nënshtruar procesit të kontrollit mjeksor dhe karantinimit dyjavor në Kosovë.
Përmes një postimi në faqen zyrtare, ambasada u ka bërë thirrje të gjithë atyre që janë të interesuar të kthehen në Kosovë, që të kontaktojnë Ambasadën përmes me e-mail apo në numrin emergjent.
“Falenderoj përzemërsisht të gjithë diasporën tonë, kompanitë e ndryshme që mbështetën qytetarët tanë gjatë kohës se pandemisë në Austri. Një falenderim edhe institucioneve në Kosovë, atyre austriake, shërbimit konsullor dhe gjithë kolegëve, diplomatëve në Vjenë dhe vendeve të kalimit transit për angazhimin e tyre”, thuhet në postim.