Dje luajtën së bashku futboll në rrugë, sot ftohen për të luajtur në Kupën e Botës

23:43 | 17 Nëntor 2022

Një histori interesante ka ndodhur brenda 24 orëve për dy futbollistët e Argjentinës.

Ángel Correa dhe Thiago Almada, janë dy futbollistët e rinj të cilët janë ftuar të veshin fanellën e Argjentinës në Kampionatit Botëror, shkruan indeksonline.

Por hiq më larg se 24 orë më përpara, këta dy futbollist ishin duke luajtur futboll së bashku në rrugët e Cañuelas, në Buenos Aires.

Fati i tyre brenda 24 orëve ndryshoi si me shkop magjik, ata morrën ftesë nga trajneri Lionel Scaloni pas lëndimeve të Nico González dhe Joaquín Correa.

Komento: