Dje në Shqipëri kishte shi dhe stuhi, ja si do të jetë moti atje sot

11:19 | 29 July 2019

Mot i ndryshushëm do të mbaj sot në bregdetin shqiptar.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti për ditën e sotme parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura dhe reshje shiu që në orët e para të ditës.

Reshjet do të jenë me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive më të përqendruara në Veriperëndim të vendit, deri në orët e mëngjesit.

Gjatë ditës, reshjet do të mbeten të herë pas hershme me intensitet të ulët.

Era do të fryjë Juglindje-Jugperëndim 1-10m/sek, përgjatë vijës bregdetare era deri në 15m/s.

Komento: