Dje pati përplasje, por ja çka po ndodh sonte në LDK

20:46 | 11 April 2019

LDK sonte mban kuvend në terr.

Degët e Lidhjes Demokratike të Kosovës po vazhdon të mbajnë takime për zgjedhjet e brendshme.

Derisa dje LDK’së i dështoi të mbante Kuvendin Zgjedhor të një nëndegë në Prishtinë, deputeti i kësaj partie, Arban Abrashi tregon se në Malishevë patën sukses.

Madje Abrashi publikuar disa fotografi ku shihet se mbledhja është mbajtur në terr.

“Me rrymë e pa rrymë, Kuvendi zgjedhor në Lubizhdë të Malishevës përfundoi me sukses. Urime”, ka shkruar ai.

Ndryshe, LDK ka shpallur zgjedhjet e brendshme në mars, dhe deri në maj pritet që ato të përfundojnë

Komento: