Dje u dënua nga gjykata, sot Gjesti shfaqet i qetë në plazh: “Calm”

15:11 | 08 Shtator 2026

Vetëm një ditë pasi Gjykata Themelore në Prishtinë e dënoi me 2 vjet burgim me kusht dhe 6 mijë euro gjobë, Gjesti ka publikuar një fotografi nga plazhi, duke dhënë përshtypjen se po shijon momente relaksi.

Në fotografinë e publikuar në InstaStory, këngëtari shihet i shtrirë pranë detit, ndërsa krahas saj ka shkruar thjesht “Calm”, shkruan Indeksonline.

Dënimi erdhi pas aprovimit të marrëveshjes për pranimin e fajësisë, për akuzat për armëmbajtje pa leje, kanosje dhe asgjësim apo dëmtim të pasurisë.

Ndërsa sot, Gjesti duket se ka zgjedhur të mos komentojë publikisht për vendimin, por të ndajë me ndjekësit një moment të qetë nga pushimet.

Komento: