Dje u infektuan 888 persona, shumica janë të moshave të reja

12:52 | 12 Gusht 2021

Nga 888 të infektuar dje në Kosovë, shumica janë të moshave të reja.

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen pas rritjes së numrit të rasteve me koronavirus.

Ajo ka bërë të ditur se nga 888 raste pozitive sa dolën dje, 398 janë të moshave të 20 e deri në 40 vjeç, 117 janë të moshës 10 deri në 19 vjeç dhe 17 fëmijë janë të moshës 0 deri në 9 vjeç, shkruan Reporteri.

Prej tyre, 449 janë gra dhe 389 janë burra.

“Për të mos shkuar në mbyllje dhe masa të reja më rigoroze, duhet të vaksinohemi. Varianti “Delta” është shpërndarë shumë më shpejt. Nga shifrat e të infektuarve dje, 888 sa ishin, 398 janë të moshave të 20 e deri në 40 vjeç, 117 janë të moshës 10 deri në 19 vjeç dhe 17 fëmijë janë të moshës 0 deri në 9 vjeç. 449 janë gra dhe 389 janë burra. Të gjithë ata që shpërndajni dezinformata lidhur me vaksinimin duhet të dinë se po ndikojnë në kategorinë më vitale të shoqërisë”, u shpreh ajo në seancën e Kuvendit.

Situata epidemiologjike në Kosovë ka disa ditë po përkeqësohet.Vetëm gjatë ditës së djeshme janë konfirmuar 888 raste të reja.

Komento: