Djegia e autobusit në Prishtinë, policia nis hetimet

09:51 | 28 Mars 2022

“Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” është hapur në polici rasti i djegies së autobusit dje në Prishtinë.

Sipas policisë, deri më tani nuk dihen shkaqet e zjarrit që kapluan autobusin.

Zjarri është lokalizuar ndërsa policia thotë se kjo ngjarje është duke u hetuar.

Njoftimi i plotë i policisë:

SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM /Prishtinë, 27.03.2022 – 17:19. Raportohet se ne rrethana deri më tani të pa njohura është përfshirë nga zjarri një autobus.

Njësitë relevante policore dhe zjarrfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes, nga ana e zjarrfikësve është lokalizuar dhe shuar zjarri. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.

Komento: