Një veturë është përfshirë nga zjarri në autostradën “Ibrahim Rugova”, drejtimi Duhël-Prishtinë, gjatë pasdites së sotme.
Rastin për Front Online e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.
Sipas tij, si pasojë e këtij incidenti, trafiku po zhvillohet vetëm në një shirit.
“Rreth orës 17:10, policia është njoftuar se në autostradë drejtimi Duhël-Prishtinë, një veturë është përfshirë nga zjarri. Nga ky rast nuk ka persona të lënduar. Njësitet policore, zjarrfikësit dhe kompania për mirëmbajtjen e autostradës kanë dalë në vendin e ngjarjes. Për momentin trafiku po zhvillohet vetëm në një shirit”, tha Krasniqi.