Djemtë veshin funde, nuk i lejojnë me pantallona të shkurtra në shkollë

15:35 | 21 July 2021

Nuk i lejojnë me pantallona të shkurtra në shkollë, djemtë veshin funde.

Një grup djemsh në Angli të cilëve u ishte ndaluar të mbanin pantallona të shkurtra në shkollë gjatë valës së nxehtësisë protestuan duke veshur funde.

Nxënësi Adrian Copp, 15 vjeç dhe miqtë e tij kanë veshur funde për të kundërshtuar “politikën e vjetëruar uniforme”, shkruan The Sun, përcjell abcnews.

Rregullat e shkollës së tyre të mesme nuk lejojnë që nxënësit të mbajnë pantallona të shkurtra, madje edhe gjatë temperaturave që aktualisht janë shumë të larta në Britani.

Por Adriani dhe disa nxënësish të vitit 10 vendosën që të vishnin funde. Adriani, nga St. Austell Cornëall, e pyeti mamanë Donna, 33 vjeç, nëse mund t’i blinte një fund për t’i sfiduar rregullat.

Të dy Adriani dhe dy miqtë e tij planifikojnë të vazhdojnë të veshin fundet me palosje për pjesën tjetër të javës. I pyetur se çfarë mendonin mësuesit e tij për uniformat e tyre të reja shkollore, ai tha: “Disa mësues menduan se po ngatërroheshim. Por kishte edhe të tjerë që na brohoritën”.

Komento: