DnV tregon në cilin qytet pati dalje më të lartë të qytetarëve për të votuar

18:56 | 28 Dhjetor 2025
DnV tregon në cilin qytet pati dalje më të lartë të qytetarëve për të votuar

Eugen Cakolli, në konferencën e radhës të Demokracisë në Veprim (DnV), e cila po vëzhgon zgjedhjet e sotme, ka prezantuar të dhënat mbi pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhje dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Ai tha se dalja e qytetarëve në votime është pothuajse e njëjtë me atë të zgjedhjeve të 9 shkurtit. Tutje, ai tha se rajonet me dalje më të madhe janë komunat me shumicë serbe me 47%, të pasuara nga rajoni i Prishtinës me 43%

“Tani që kanë kaluar dhjetë orë nga hapja e vendvotimeve, po vërehet një interesim më i lartë i qytetarëve për të votuar, ndërsa procesi në përgjithësi po rrjedh i qetë. Dalja në votime, sipas vëzhguesve të DnV-së, deri në orën 17:00 është rreth 38.9%. Për krahasim, në intervalin e njëjtë kohor gjatë zgjedhjeve të 9 shkurtit, dalja ishte rreth 39%. Rajonet me dalje më të madhe janë komunat me shumicë serbe me 47%, të pasuara nga rajoni i Prishtinës me 43%”, theksoi ai./EO

Komento: